Shehi zbulon propozimin për operatorët turistikë: Duhet ndërhyrje urgjente!

Shqipëria

Shehi zbulon propozimin për operatorët turistikë: Duhet ndërhyrje urgjente!

Më: 8 maj 2020 Në ora: 20:51
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për Ora News, këshillon operatorët turistikë që të rishikojnë ofertat me ulje çmimesh. Ndërsa për qeverinë kishte një apel, të subvencionojë hotelerinë.

Dashamir Shehi:  Unë do t'i jepja një këshillë edhe operatorit turistik, të ulë pak çmimet. Ti liberalizojë në një farë mënyre, që kjo industri të mbahet në këmbë. E dyta do ti thoja qeverisë që ka në mekanizëm që të paktën për sektorin e hotelerisë që mund ta subvencionojë. Të marrë numrin e shtretërve dhe dhomave  dhe ti bëjë një subvencionim. Ti japë psh 10 euro për cdo dhomë apo për çdo shtrat. Pavarësisht se çdo fitojë ai. Ky është subvencion që i jep shteti shqiptar për ta lubrifikuar makinerinë.

Shehi kërkoi nga qeveria gjithashtu që të ndërhyjë në mënyrë urgjente në dy sektorë, turizmin dhe bujqësinë.

Dashamir Shehi: Janë dy sektorë për të cilët duhet ndërhyrë shpejt. Turizmi dhe bujqësia. Po i ikën edhe këto dy muaj që janë periudha përgatitore për turizmin dhe bujqësinë, ajo që do bëhet me prapa nuk do ketë me lerë. Këto dy sektorë të dalin të rrënuar nga pandemia. Sektorët e tjerë nuk e kanë sezonalë, do vuajnë por do ta marrin veten. Janë dy sektorë shumë të rëndësishëm. Prandaj qeveria të ndërhyjë shpejt dhe në mënyrë masive. Këto po llogarisin për ditë sa do t'i japim këtij apo atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat