Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton qytetarët në protestë në orën 12:00

Shqipëria

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton qytetarët në protestë në orën 12:00

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:36
Teatri Kombëtar

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” i ka bërë thirrje popullit të dalë sot në ora 12:00 në Sheshin “Skënderbej” në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, pasi kryeministri vendosi ta kalojë në varësinë e Bashkisë së Tiranës, ku do të përdoret si zonë për ndërtime private.

Qytetarët janë ftuar, duke respektuar masat mbrojtëse me maska, në distancë dy metra nga njeri-tjetri.

Në një reagim të djeshëm, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se kryeministri Rama po tenton të përdorë kryetarin e bashkisë Tiranë për të shembur Teatrin Kombëtar. 

Në një reagim ndaj vendimit të qeverisë, për tia kaluar truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë së Tiranës, Aleanca i bën thirrje gjithë qytetarëve që ti bashkohen kauzës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat