Henze replikon me Varhelyi në Twitter: Jeni keqinformuar mjaft rëndë

Shqipëria

Henze replikon me Varhelyi në Twitter: Jeni keqinformuar mjaft rëndë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:56
Oliver Varhelyi

Martin Henze, këshilltari politik gjerman, ka reguar në një postim të komisionerit europian të zgjerimit, Oliver Varhelyi, i cili shkruan se reforma në Drejtësi po funksionon më së miri në Shqipëri.

Mirëpo, në reagimin e tij, Henze i drejtohet komisionerit Varhelyi duke theksuar se është keqinformuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, sepse Shqipëria është kthyer në parti-shtet dhe shteti ligjor e ndarja e pushteteve në funksionon.

"Oliver jeni keqinformuar mjaft rëndë nga Soreca. Në Shqipëri, shteti ligjor, ndarja e pushteteve, liria e shtypit nuk funksionojnë. Qeveria është e korruptuar, ka manipuluar zgjedhjet, një parti-shtet. Si mund të funksionojë Spak në rrethana të tilla?" shkruan Henze ne twitter.

Nderkohe Varhelyi shkruante me perpara.

 “Punët e vështira vijojnë në Shqipëri pavarësisht krizës së COVID-19. Bashkëpunumi mes institucioneve të vetingut dhe SPAK ka vijuar në mënyrë efektive. Sot janë ngritur aktakuza ndaj magjistratëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Ne kemi besim se sigurimi i ndjekjes së duhur gjyqësore." 

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat