Shqiptarja u gjet e lidhur në një barakë në Korfuz: Më rrëmbyen dhe përdhunuan për dy ditë

Shqipëria

Shqiptarja u gjet e lidhur në një barakë në Korfuz: Më rrëmbyen dhe përdhunuan për dy ditë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:33
Korfuz

Një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar se është rrëmbyer dhe përdhunuar prej më shumë se 48 orë, prej një personi, që sipas policisë është një 47 vjeçar grek, i dënuar më parë për përdhunime.

Sipas burimeve lokale, 34 vjeçarja u gjet e lidhur në një barakë në vendin Ajos Gjeorgjios në zonën e Lefkimit në jug të Korfuzit.

Ajo u tha agjentëve se ishte mbajtur brenda barakës për dy ditë. Agresori e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë dhe në vazhdim e kishte përdhunuar.

Policia thotë se e ka shpallur në kërkim 47 vjeçarin, ndërsa 34 vjeçarja shqiptare u dërgua në spital.

Mjeku ligjor tha se viktima është dhunuar dhe përdhunuar, por jeta e saj nuk rrezikohet, raporton t.ch.

Policia thotë se 47 vjeçari ishte arrestuar në 2002 dhe ishte liruar në 2019. Ai ishte dënuar me 53 vjet burg, për dhjetëra përdhunime femrash nga vende të ndryshme të botës, por u lirua para afatit.

47 vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa 34 vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat