Vasili: BE i shtoi edhe dy kushte Shqipërisë

Shqipëria

Vasili: BE i shtoi edhe dy kushte Shqipërisë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 19:32
Petrit Vasili

LSI doli në mbështetje të protestuesve të cilët kërkojnë mos shembjen e Teatrit Kombëtar. Nënkryetari Petrit Vasili deklaroi se në ditën e Evriopës, Tirana u zgjua nën dhunë. Ndërs BE, sipas tij i shtoi edhe dy kushte të tjera Shqipërisë.

Vasili: Dy kushte të tjera, të gjithë prisnin ti dëgjonin nga ambasadori Soreca në bashkëbisedimin e tij miqësor me kryeministrin e Shqipërisë.

Dy kushtet shtesa, meqë ambasadori Soreca nuk i shqiptoi dot po ua them unë.

Kushti i 16 është ndalja e dhunës dhe mospengimi i demonstrimit demokratik të qytetarëve, cilido qofshin dhe kurdo që ata ta gjykojnë të udhës.

Kushti i 17, pasi europanostra u tregua e gatshme të marrë në duar çështjen e Teatrit, përkundrazi bashkëbiseduesi i gjatë i tij në krah mbron në mënyrë klandestine natën, nxori vendim dhe ia kaloi bashkisë së Tiranës për ti hapur rrugë prishjes së Teatrit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat