Shefja e Epidemiologjisë: Karantina dha rezultate maksimale

Shqipëria

Shefja e Epidemiologjisë: Karantina dha rezultate maksimale

Më: 9 maj 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e ftuar në një lidhje live në emisionin ”Kjo Javë” të NisidaTufës në News 24 ka bërë të qartë se sistemi shëndetësor i kthehet normalitetit kur të përfundojë pandemia.

Shqetësimi qëndron tek pacientët e tjerë me sëmundje kronike por Tomini tha se për këtë është bërë dhe një diskutim në Komitetin e Ekspertëve që do të vendosë pas kalimit të disa fazave.
Më tej Tomini shtoi se karantina dhe distancimi social deri tani kanë dhënë rezultate maksimale ndërkohë që thyerja e tyre ka sjellur shtimin e disa vatrave.

”Realisht është bërë një vlerësim dhe nga Komiteti për lëvizjen e pacientëve të tjerë para kohës së COVID-19. Sistemi shëndetësor do të rikthehet në normalitet me kalimin e fazave dhe me përfundimin e pandemisë.
Fakti është që pesha e karantinës dhe masat e distancimit u bë ndërprerja e zinxhirit. Ndërkohë që nuk kishte një takim, që ballkanasit e kanë si zakon. Një karantinë e fortë pati rezultate maksimale. çdo efekt ngushtues është peshë dhe mbi popullatën, ka dhe thyerje dhe krijohen vatrat e reja dhe jemi për të gjykuar çdo masë që në vijim nuk do të respektohet.”- tha Tomini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat