'Shuplaka' e BE për Ramën: Nuk kemi lidhje me legalizimin e kanabisit

Shqipëria

'Shuplaka' e BE për Ramën: Nuk kemi lidhje me legalizimin e kanabisit

Më: 10 maj 2020 Në ora: 07:12
Edi Rama

Bashkimi Europian nuk është pjesë  e konsultimeve për planin e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore që prezantoi sot kryeministri Rama.

Sipas delegacionit të BE në Shqipëri as ata, dhe as Komisioni Europian nuk janë pjesë as e konsultimeve, as e përgatitjes dhe as e hartimit të këtij drafti.

'Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.'

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat