Maliqi publikon fotot i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama - Bota Sot
Maliqi publikon fotot i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

Shqipëria

Maliqi publikon fotot i jep paralajmërimin e fortë kryeministrit Rama

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:01
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi. Përmes një reagimi në “Facebook”, ku publikon disa pamje të dhunës policore ndaj qytetarëve protuestues, Maliqi thekson se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë.

Mesazhi i Maliqit:

Ëndrra per diktator,sulltan,etja per pushtet ,zullumi,babëzia,deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes?.Veprimeve çnjerëzore,poshteruese,antiligjore,antikushtetuese ndaj nenave,grave,protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi.

Vendi pa gjykate Kushtetuese pa gjykate te Larte,me pushtet lokal monist,institucione te kapura,parlament te kapur,drejtesi te kapur dhe te kalbur,eshte shenje e paster e diktatures.

Varferimit,cpopullimit,pasigurise,dhunimit te lirive dhe drejtave te njeriut,panikut,terrorit,cpopullimit po i vjen fundi.Revolucioni demokratik me prane se kurre. Durimi ka kufi,kupa po derdhet.Dite te bardha na presin,zoti i bekofte Shqiptaret?.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat