Reagon Ministria e Shëndetësisë për hetimet nga SPAK-u për tenderat sekretë

Shqipëria

Reagon Ministria e Shëndetësisë për hetimet nga SPAK-u për tenderat sekretë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:03
Ministria e Shëndetësisë

10 ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me tenderat sekretë, sot ka ardhur edhe reagimi nga MSH.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë.

Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet e drejtësisë. E vërteta është se asgjë nuk është fshehur dhe dosjet janë në dritën e diellit. Që prej datës 27 Prill, në Ministrinë e Shëndetësisë po vijon punën Kontrolli i Lartë i Shtetit, për të gjitha procedurat e zhvilluara në situatën e pandemisë, për mjetet e nevojshme për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese për pacientët e prekur nga COVID19.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat