Dalin emrat/ “Vrasje, drogë dhe prostitucion”, kush janë dy vëllezërit që iu sekuestrua 3.7 milionë euro pasuri

Shqipëria

Dalin emrat/ “Vrasje, drogë dhe prostitucion”, kush janë dy vëllezërit që iu sekuestrua 3.7 milionë euro pasuri

Më: 11 maj 2020 Në ora: 12:06
Policia shqiptare

Dalin detaje të reja për dy vëllezërit që iu sekuestrua pasuria marramendëse, e vendosur me aktivitet kriminal.

Policia njofton se vlera e tregut e pasurive të sekuestruara pasuri llogaritet rreth 3.700.000 euro.

Bëhet e ditur se pasurit u janë sekuestruar vëllezërve Shkëlzen Hoxha, 43 vjeç dhe Edmond Hoxha, 42-vjeç, banues në Tiranë.

Sh.H., ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka kryer një vrasje para disa vitesh. Në vitin 2009 të dy vëllezërit Sh. H e E. H. dhe 4 shtetas të tjerë janë arrestuar nga Policia Gjyqësore Federale në Gent, Belgjikë, si pjesëtarë të një grupi kriminal, për veprat penale “Trafikimi i grave për prostitucion” dhe “Substancat narkotike”.

Ndërsa E. H., ka rekorde kriminale në shtetin e Belgjikës, ku ka qenë i përfshirë në hetime nga Prokuroria e Gentit/Belgjikë në dosjen “GIRANA” të vitit 2008, për veprat penale “Trafikim i qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Në këtë dosje E. H., ka qenë i dyshuari kryesor dhe është arrestuar në Belgjikë, në datën 02.02.2009. Gjithashtu rezulton se nga viti 2002 deri në vitin 2009, ka qenë i burgosur në Belgjikë, për veprën penale “Trafikim dhe shfrytëzim i prostitucionit”.

Çfarë u sekuestrua

Sekuestrimi – 4 apartamente në Tiranë, 2 apartamente në Sarandë, 1 ambient biznesi trekatësh në Laprakë;

1 njësi tregtare, 1 palestër, 7 garazhe dhe dy aktivitete biznesi në Tiranë;

4 automjete BMW X5 dhe llogari bankare në euro, usd dhe lekë dhe gjendjen aktuale në këto llogari në tri banka të nivelit të dyte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat