A u hap kufiri me Italinë? Drejtoria e Përgjithshme Detare reagon pas lajmit për udhëtimet me traget

Shqipëria

A u hap kufiri me Italinë? Drejtoria e Përgjithshme Detare reagon pas lajmit për udhëtimet me traget

Më: 11 maj 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Autoriteti Portual Durrës ka reaguar në lidhje me një lajm që sipas tyre është komunikuar nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” për rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë.

Përmes një komunikate ky autoritet sqaron se lajmi nuk është i vërtetë dhe se transporti detar për pasagjerët nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë.

REAGIMI

Lajmi i komunikuar ditën e sotme në mënyrë të njëanshme nga Kompania e trageteve “Ventouris Ferries” lidhur me rikthimin e trafikut të pasagjerëve me Italinë, NUK ËSHTË I VËRTETË!

Transporti detar për PASAGJERËT nga dhe drejt Italisë mbetet ende i pezulluar deri në një urdhër të dytë të Autoriteteve shqiptare dhe italiane!

I kërkojmë kompanive private që operojnë në hapësirën portuale, sikundër dhe mediave, të mos shpërndajnë njoftime të paverifikuara në rrugë zyrtare, sidomos në situatën në të cilën ndodhemi!Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat