OSBE mirëpret dakordësinë e partive për përfundimin e reformës zgjedhore deri më 31 maj

Shqipëria

OSBE mirëpret dakordësinë e partive për përfundimin e reformës zgjedhore deri më 31 maj

Më: 11 maj 2020 Në ora: 20:20
Damian Gjiknuri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri deklaron se mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore.

OSBE mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it.

Tryeza online  e Këshillit Politik më shumë sesa i ka dhënë një zgjidhje, e ka thelluar më shumë mos dakordësinë politike mes PS dhe PD për reformën zgjedhore.

Opozita jashtë parlamentare i ka kërkuar Këshillit Politik që së bashkë me ekspertët të ketë një produkt final deri në fund të këtij muaji.

Pas debateve online, socialisti Damian Gjiknuri, i pakënaqur nga qëndrimi i PD pas rikthimit në Këshill, u shpreh se demokratët kërkuan që të ketë një ridiskutim të të gjitha çështjeve.

Ndërkohë nga selia e PD, Oerd Bylykbashi, këtë deklaratë të Gjiknurit, e quajti si mungesë të vullnetit politik të mazhorancës për të çuar para reformën.

Socialistët i kërkojnë PD që të sjellë propozime për KQZ-në, ndërsa për votën e emigrantëve Këshilli ka vendosur t’ja delegojë KQZ.

Në rast se mazhoranca tenton ta miratojë reformën zgjedhore pa konsensusin e opozitës së bashkuar, Petrit Vasili paralajmëron pasoja të mëdha.

Pas kërkesës së PD, Këshilli Politik do të mblidhet të mërkurën, por jo më online, por ballë për ballë për të gjetur dakordësinë mbi çështjet e lënë pezull si dhe për reformën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat