Biznesi proteston në Vorë, kundërshton planin e rindërtimit

Shqipëria

Biznesi proteston në Vorë, kundërshton planin e rindërtimit

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:51
Protestues

Përfaqësues të biznesit në zonën e Vorës kanë protestuar këtë të enjte para Bashkisë duke kundërshtuar planin e rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kërkojnë që objektet e bizneseve dhe banesave të pa dëmtuara të hiqen nga lista e godinave që do shemben.

60 biznese në Vorë kërkojnë rishikim të planit të rindërtimit të zonës së dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata kanë dalë në protestë këtë të enjte para Bashkisë së Vorës duke kundërshtuar planin që sipas tyre parashikon të prishi edhe objektet e bizneseve që nuk kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

"Të rishikohet plani dhe të përshtatet në mënyrë që mos preken objektet e padëmtuara nga tërmeti"

"Ne duam të dëgjohemi"

Gjithashtu ata kërkojnë që krahas godinave të bizneseve të hiqen nga lista e objekteve që do të prishen edhe banesat të cilat nuk janë dëmtuar nga tërmeti.

"Ne si pronarë nuk do lëshojmë pe te ajo pronë"

Një tjetër kërkesë është kompensimi i bizneseve në objektet ku do ndërtohen dhe jo në zona periferike siç ka parashikuar qeveria.

"Të kompensohen bizneset dhe të ndërtohet në vendet ku janë"

Zona e Vorës është një ndër më të prekurat jo vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit por edhe ai i 21 Shtatorit. Plani i rindërtimit për Vorën parashikon një rikonceptim të zhvillimit urban për të gjithë zonën në të cilën pritet të shemben edhe 19 pallate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat