Rihapja e shkollave për maturantët, mësimi nën masa të forta anti-Covid

Shqipëria

Rihapja e shkollave për maturantët, mësimi nën masa të forta anti-Covid

Më: 14 maj 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Shkollat janë bërë gati për të pritur maturantët në 18 maj. Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 12 nxënës, ndërsa rregullat e reja përfshijnë dhe zhvillimin e provimeve të maturës dhe korrigjimin e tyre.

Rikthimi i maturantëve në klasa është shoqëruar me një sërë masash anti-Covid.

Oborret e  shkollave kanë të përcaktuar vendqëndrimin e nxënësve të cilët do të kthehen në këto ambiente.

Të  ndarë në klasa me jo më shumë se 12 nxënës, në 18 maj pritet që këto ambiente të gumëzhijnë përsëri.

Ende pa harruar fatkeqësinë natyrore të tërmetit, në dyert e klasave janë afishuar edhe rregullat e anti-Covid.

Drejtorja e Përgjithshme e Politikave për zhvillim në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini, tregon se për procesin mësimor do të zhvillohen rregulla të forta.

"Kanë marrë masat për dezinfektimin, pajisjen me mjetet e higjienizimit dhe për maska dhe doreza për nxënësit, stafin dhe mësuesit. Maturantët do të qëndrojnë në shkollë vetëm katër orë se katër lëndë do të bëjnë."

Me rregulla strikte do të zhvillohen edhe testet e maturës, ku ndryshe nga vitet e tjera, kohëzgjatja do të jetë më e shkurtër.

"Provimet e maturës shtetërore këtë vit nuk do të jenë dy orë e gjysmë siç ka qenë vitet e tjera por vetëm 2 orë".

Nuk do të ketë as pyetje me zhvillim.

"Testi i maturës shtetërore do të jetë vetëm me alternativa, nuk do të ketë pyetje me zhvillim, nuk do të ketë ese."

Por ato që mbeten të njëjta janë masat nëse një maturant paraqitet me celular në orën e provimit.

Nga pyetjet e provimit të maturës përjashton ato tema që nuk janë zhvilluar gjatë përiudhës së ndërprerjes për shak të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat