Lajm i mirë nga Berati/ 90 tamponë që u morën dje në spital, rezultojnë të gjithë negativë

Shqipëria

Lajm i mirë nga Berati/ 90 tamponë që u morën dje në spital, rezultojnë të gjithë negativë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 10:01
Ilustrim

Pas daljes pozitive me koronavirus të një infermiereje në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Beratit, të gjithë mjekët, infermierët dhe sanitarët ju nënshtruan ditën e djeshme testimit.

Këtij testimi iu nënshtruan edhe personat e kontaktit të familjarëve të tjerë të punonjëses së bashkisë, vëllait dhe motrës së saj, që rezultuan pozitivë me COVID-19. Nga 90 testime të kryera në total një ditë më parë, lajmi i mirë ka mbërritur këtë të shtunë në Berat.

Të gjitha testet e kryera rezultuan negativë. Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, rezultatet e sotme janë inkurajuese për mbylljen e qarkut të infektimeve në këtë qytet dhe mospërhapjen e mëtejshme të rasteve të reja. Berati mbetet në kuotat e10 rasteve të prekur me Covid-19, të gjithë të regjistruar vetëm këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat