Epidemiologu: Edhe nëse Shqipëria do të kishte sot 100 raste me Covid-19, nuk duhet të mbyllet

Shqipëria

Epidemiologu: Edhe nëse Shqipëria do të kishte sot 100 raste me Covid-19, nuk duhet të mbyllet

Më: 16 maj 2020 Në ora: 17:45
Shqipëri

Të dhënat po tregojnë se me këtë regjim karantine sistemi spitalor po qëndron larg kolapsit, për të cilin kishte aq shumë frikë qeveria duke i shkarkuar asaj një barrë më të rëndë sprove  që mund të ishte me pasoja për të gjithë.

Për epidemiologun Taulant Muka, edhe nëse Shqipëria do të kishte 100 raste, nuk duhet të jetë arsye për të mbyllur jetën ekonomike dhe sociale.

Sipas tij masat që ndërmerren nuk duhet të jenë masa primitive pasi jemi në vitin 2020.

“Edhe nese vendi yne do kishte sot 100 raste, nuk duhet te jete arsye per te mbyllur jeten ekonomike dhe sociale. Siç jam shprehur e me pare, kjo duhej te kishte ndodhur e ne periudhen 11 Mars e deri me sot. Çdo mase shtrenguese duhet vene ne raport me kapacitetet shendetesore, strategjine Covid qe nderrmarim dhe ne kontekstin e nje efekti afatgjate 5-10 vjeçar mbi impaktin shendetesor, ekonomik dhe social.

Nderkohe qe ende ka shume ta panjohura, shoqerite njohin me shume mbi Covid-19 se 2 muaj me pare, dhe masat qe nderrmeren nuk duhet jene masa primitive- jemi ne vitim 2020 dhe jo ne vitin 1920. Por qe te arrihet nje kontroll sa me i mire i situates, sikurse ne 11 Mars, eshte e nevojshme:

1. Rritja e ekspertizes se komitetit teknik me ekspertize epidemiologjike, virologjike dhe ekonomike, dhe heqja e influences politike. Ndertimi i komiteteve teknike rajonale.

2. Fushata ndergjegjesimi te popullates ne çdo qytet dhe fshat per masat parandaluese

3. Strukturimi i kapaciteteve shendetsore, rritja e kapaciteteve spitalore rajonale

4. Rritja e kapaciteteve testuese dhe gjurmuese, dhe ne kete aspekt çertifikimi i laboratoreve Covid rajonal

5. Nderprerja e qarkullimit me makina ne qytetet me densitetet te larte, stimulimi i perdorimit te bicikletave, dhe rritja e kapaciteteve te transportit publik. Duhet evituar patjeter ndotja e ajrit qe mund te jete nje vektor transmetimi

6. Rritja e fashave te levizjes duke penguar rritjen e perqendrimit te popullates gjate daljeve jashte shtepise

Etj etj...”, shkruan Taulant Muka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat