Qirinj në shenjë simboli për prishjen e Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Qirinj në shenjë simboli për prishjen e Teatrit Kombëtar

Më: 17 maj 2020 Në ora: 20:10
Foto

Tani është fakti i kryer që Teatri Kombëtar është shembur, ndërsa qytetarë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në shesh.

Mbrëmjen e sotme, në shenjë simboli ata kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur një flamur kuq e zi.

Shembja e Teatrit Kombëtar sot është shoqëruar me protesta, ndërsa ka pasur dhunë dhe përplasje me policinë.

Shumë persona u shoqëruan në polici, mes të cilëve politikanë dhe artistë, të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat