Artistët rikthehen në protestë nesër në orën 16:30

Shqipëria

Artistët rikthehen në protestë nesër në orën 16:30

Më: 17 maj 2020 Në ora: 22:52
Foto

Artistët do ti rikthehen protestave sërish nesër në orën 16:30. Lajmin e bëri të ditur, regjisori Robert Budina, i cili siguroi qeverinë që betejën me ta do të kenë shumë të vështirë.

Budina: Betejën me ne pushteti do ta ketë të vështirë dhe policët prapa nesh do të rraskapiten, sepse kështu do të ndodhë. Ne do rrimë këtu edhe për të drejtat e tyre. Unë ju falënderoj për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, që do ishte dhjetëfish, por nuk po i lënë njerëzit. Po bëjnë çfarë është e mundur që ti lodhin. Shembja e Teatrit Kombëtar ishte një tentative për tju treguar ju qytetarisë shqiptare që jeni të dështuar, por një gazetar i njohur nga një media ndërkombëtare me tha: Tentuan tju shembin muret me idenë që do shembin simbolin, por e zmadhuan shumë atë simbol, do tu kthehet në bumerang. 

Nesër në orën 16:30 do të mblidhemi në protestë kundër tentativës për vrasje, sepse kur filloi shembja ne ishim akoma brenda. Për të shpëtuar edhe policët nga një makth i madh që i ka zënë ne do ta fitojmë. Me dëshirën për të bërë diçka më të mirë. Shihemi nesër, me një dëshirë më të madhe dhe ta bëjmë atë ndryshim që ju dëshironi dhe ne që kemi ndenjur në Teatër Kombëtar se e kuptuam që nuk e mbronim dot pa mbrojtur demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat