Ademi: Çdokush të japë kontributin e tij, demokracia është në rrezik nga ky kryeministër

Shqipëria

Ademi: Çdokush të japë kontributin e tij, demokracia është në rrezik nga ky kryeministër

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:10
Protesta e djeshme

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar për protestat e ndodhura ditëne  djeshme për shkak të prishjes së Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi shkruan se është detyrë e të gjithëve të japë kontributin e tij në këto momente të vështira.

Sipas saj demokracia është në rrezik pasi kryeministri nuk pyet për intitucione por nëpërkëmb këdo që e kundërshton

Postimi i plotë

''Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira!

Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër!

Është çështje e DEMOKRACISË që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!

Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat