Lubonja: Kjo është bandë kriminale, Veliaj të japë dorëheqjen dhe të përballet me prokurorinë!

Shqipëria

Lubonja: Kjo është bandë kriminale, Veliaj të japë dorëheqjen dhe të përballet me prokurorinë!

Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:00
Fatos Lubonja

Nga sheshi i protestës për shembjen e Teatrit kombëtar, analisti Fatos Lubonja u shpreh se shembja është bërë nga një bandë kriminale.

Lubonja shtoi se Erion Veliaj duhet të japë dorëheqje dhe të japë llogari në prokurori.

Lubonja: Unë jam gazetar dhe rrallë dal të flas në publik. Unë e kam përjetuar shembjen e atij Teatri si shembjen e diçka brenda nesh, si shembjen e lirë dhe dinjitetit, ndaj dinjitetit tonë. Kjo është një goditje ndaj të ardhmes tonë. unë shoh këtu gjithë këta njerëz, bashkimi krijon bashkimin e fuqisë. Këtu kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe duhet të mendohemi thellësisht se si të çlirohemi nga ata. 

Bashkë me entuziazmin, secili që është këtu duhet të ketë një projekt në kokë për këtë çlirim. Duhen nxjerrë para gjyqit për shkatërrimin e kësaj prone publike. Duhet të kërkojmë sot dorëheqjen e Veliajt të parit dhe duhet ta kërkojmë sot dhe vazhdimisht, e të jetë i gatshëm për prokurorinë. Prokuroria është para fakte të shkatërrimit të pronës dhe këta duhet të japin llogari.  

E gjitha kjo duhet ta në çojë te Rama dhe gjithë mekanizmi që ai ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për pushtet. Rama ka futur krimin në politikë dhe ekonomi dhe ka shkatërruar gjithë burimet intelektuale e mediatike. Ne kemi përpara një pushtet të rrezikshëm. Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat