Zbulohet dilema, ja kush e kishte dezhurnin natën që u shemb teatri

Shqipëria

Zbulohet dilema, ja kush e kishte dezhurnin natën që u shemb teatri

Më: 21 maj 2020 Në ora: 23:48
Monika Kryemadhi

Shembja e Teatrit Kombëtar ka sjell debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel, mes kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe opinionistëve në panel.

Në emision është shtruar sërish pyetja se kush e kishte radhën nga partitë politike për të bërë ‘roje’ kundër prishjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj. Kryemadhi nuk ka pranuar që të përgjigjet por ka shtuar se PD dhe LSI e kishin mbaruar radhën e tyre, por sipas saj përgjigja se kush do të bënte ‘roje’ duhet të kërkohet tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Në këtë moment ka ndërhyrë gazetari Enton Abilekaj i cili ka thënë se ka qenë Lëvizja Vetëvendosje ajo që kishte dezhurnin për të mbrojtur shembjen e teatrit.

“ E kishte vetëvendosja po te them. I pashë aktivistët ishin aty disa. Erdhën në mëngjes, Boiken Abazi, etj.. Por Kryemadhi ka thënë se një pikë gjak po të derdhet… Opozita nuk mund të marr angazhime që nuk i garanton dot.” tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat