Topuzi: Pritet ulje e çmimeve në Turizëm, sektorit do t’i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten - Bota Sot
Topuzi: Pritet ulje e çmimeve në Turizëm, sektorit do t’i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten

Shqipëria

Topuzi: Pritet ulje e çmimeve në Turizëm, sektorit do t’i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten

Më: 22 maj 2020 Në ora: 09:16
Zak Topuzi

Zak Topuzi, kreu i shoqatës Hoteleri-Turizëm, në një intervistë për emisionin Ditë e Re në RTV Ora, u shpreh se turizmit do i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten nga situata e Covid-19.

Ai shtoi se pritet një ulje e cmimeve në sektorin e turizmit dhe se sezoni nuk do të jetë më i gjatë se 3 muaj.

Topuzi: Situata e këtij viti me turizmin do të jetë bëj biznes, por mos u zhduk nga tregu. Sipas ekspertëve këtij sektori do t’i duhet 3-4 vite për të rimarrë veten.

Të paktën deri më ta nga diskutimet dhe paktet që po diskutohet, çmimet në turizmi kanë pësuar një ulje të lehtë dhe do të vazhdojnë në këtë trend. 

Nuk ka një situatë të qartë se çfarë do të ndodhë. Ekspertët flasin për një turizëm agresiv, jo më shumë se 3 muaj, ku do të mundohen të përfitojnë nga dielli, se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë në shtator.

Pothuajse të gjitha pushimet janë anuluar, dhe deri tani ato që janë kontraktuar dhe paguar janë pending, pra, nuk ke drejtë ta shesësh, por as ta anulosh. Nuk ka akoma nja linjë dhe një politikë të qartë që do të varet nga BE dhe OBSH. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat