Çlirim Gjata: Deputetët e Ramës kërkuan ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi

Shqipëria

Çlirim Gjata: Deputetët e Ramës kërkuan ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi

Më: 22 maj 2020 Në ora: 10:36
Çlirim Gjata

“Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit”, shkroi sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Më tej, Gjata u shpreh:

“Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë. Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat