Ambasada e SHBA reagon pas 45 ditësh/ ‘E kemi marrë propozimin e Metës’

Shqipëria

Ambasada e SHBA reagon pas 45 ditësh/ ‘E kemi marrë propozimin e Metës’

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:35
Yuri Kim dhe Ilir Meta

Ambasada amerikane konfirmon për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin.

E pyetur, selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Po kur e ka marrë ambasada këtë dokument? Burimet thonë se dokumenti iu është dërguar atyre që më 8 prill.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i ësh paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, deklaroi Meta sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat