Hodhi gurë, mbeturina dhe inerte në plazhin e Himarës, gjobitet dhe procedohet 44-vjeçari

Shqipëria

Hodhi gurë, mbeturina dhe inerte në plazhin e Himarës, gjobitet dhe procedohet 44-vjeçari

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:50
Ilustrim

Policia e Himarës ka nisur procedimin penal ndaj 44-vjeçari, për shkak se ka  bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Shtetasi A.B është gjobitur nga IKMT me 2 milionë lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

''Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative - gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për kundravajtjen, IKMT nisi menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës'', njofton policia.

Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale "Shpërdorimi i pronës" dhe "Përdorimi i tokës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat