Rama humbet qetësinë: Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes

Shqipëria

Rama humbet qetësinë: Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes

Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama sulmoi me fyerje ata që e kritikuan pasi mbylli Shqipërinë pikërisht në fundjavën e Bajramit.

Rama shkruan në rrjetet sociale se nga java e ardhshme do të lejohet rifillimi i aktiviteteve fetare në vend duke zbatuar rregullat strikte kundër koronavirusit.

Kjo gjë sipas tij nis nesër me faljen e namazit të Fiter Bajramit.

Reagimi i plote

Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtarë, janë ringjallur si besimtarë të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram!
Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka.

-PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË TËRË PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT

DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat