Operatorët ankohen: Turistët vijnë të premten por nuk kthehen dot të dielën

Shqipëria

Operatorët ankohen: Turistët vijnë të premten por nuk kthehen dot të dielën

Më: 25 maj 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Turizmi është një ndër sektorët më të dëmtuar për shkak të tërmetit të nëntorit dhe më pas pandemisë së koronavirusit.

Fatos Çerenishti operator turistik i ftuar në studion e Ora News bëri thirrje për të ndihmuar këtë sektor.

”Dëmet në këtë industri janë shumë të mëdha. Nëse do të nisim një orë e më parë turizmin, mendohet që do të kapim 20-30% maksimalja 50% e punës që është bërë në 2019. Aktualisht janë ndërprerë të gjitha kontratat e garancisë që kemi pasur me agjenci prestigjoze si polake, skandinave e gjermane.”

Në këtë vit prioritet do të jetë higjiena ndërsa problem është lëvizja për shkak të masave kufizuese për parandalimin e koronavirusit si dhe ndalimit të transportit publik.

“Sepse turisti vjen të premten por nuk ikën dot të dielën. Po negociojmë që të lejohet lëvizja të dielave”

Distancimi i çadrave do penalizojë 20-30% operatorët turistikë por ata shprehen të vendosur se do të zbatojnë të gjithë protokollin e ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat