Aksident i rëndë në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën elektrike

Shqipëria

Aksident i rëndë në Bulqizë, motori përplaset me shtyllën elektrike

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:35
Foto

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e kësaj të hëne në Bulqizë.

Një 30 vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

Goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorik është bërë copë-copë.

Dëshmitar nga vendi i ngjarjes thanë se 30 vjeçari me inicialet B.Ll, ka fluturuar në ajër e më pas është përplasur me asfaltin.

Ai u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat