Meta: Rama punon për interes të lobit serb në SHBA, kam prova e dokumenta - Bota Sot
Meta: Rama punon për interes të lobit serb në SHBA, kam prova e dokumenta

Shqipëria

Meta: Rama punon për interes të lobit serb në SHBA, kam prova e dokumenta

Më: 25 maj 2020 Në ora: 23:23
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se lobi serb e ai pro rus në Uashington, kanë interes të madh që të ketë përplasje civile dhe destabilizim në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Opinion, Meta foli fillimisht për zgjedhjet lokale, duke thënë se kishte interesa në Tiranë (duke nënkuptuar kryeministrin Rama) për të patur përplasje dhe për të nxjerrë si terrorist liderin e opozitës dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi. Më tutje Meta deklaroi se ka shumë prova e dokumente që do t’i bëjë publike në kohën e duhur.

Meta: Lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson perplasja civile dhe destabilizimi ne Shqiperi. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat