Opozita kerkon interpelancë urgjente: Pse u shemb Teatri Kombetar

Shqipëria

Opozita kerkon interpelancë urgjente: Pse u shemb Teatri Kombetar

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:12
Teatri Kombëtar

Deputetët e opozitës parlamentare kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Interpelanca është iniciuar nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Bashkengjitur me këtë shkresë, është paraqitur dhe dhe argumentimi ligjor dhe arsyet pse kërkohet kjo interpelancë urgjente.

Interpelancë për çështjen urgjente të teatrit

Pse nuk duhej shembur Teatri Kombetar dhe cilat jane shkeljet ligjore te qeverise dhe te pushtetit

vendor ne funksion te ketij fakti?

1. Shembja e Teatrit Kombetar eshte bere ne shkelje te respektimit te parimeve kushtetuese, interesit publik, si dhe ruajtjes se vlerave historike te trashegimise kulturore dhe identitetit kombetar.

Para se te behej shembja e teatrit, duhej qe kjo 9eshtje te merrte kohen dhe vemendjen e duhur nga palet e interesuara. Duhej qe qeveria te ishte ulur ne nje tryeze te perbashket me grupet e

interesit, aktoret, si dhe gjithashtu me perfaqesuesin e pushtetit vendor ne Tirane, te dialogonin ne lidhje me vlerat historiko- kulturore qe perfaqesonte ai teater nder vite, te shqyrtoheshin kerkesat dhe verejtjet e bera nga artistet dhe aktoret perfaqesues, shoqeria civile etj.

2. Bie ndesh me dispozitat e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe objektivat sociale te saj, konkretisht mbrojtjen e trashegimise kombetare dhe kulturore. A iu be nje vleresim kombetaro-kulturor nga eksperte te fushes Teatrit Kombetar perpara se te shembej nga kjo qeveri? Nese do te ishte ne interesin publik, lidhur dhe me rendesine qe kishte dhe iu dha kesaj 9eshtje, atehere perse qeveria nuk kerkoi dialog, por veproi ne papergjegjshmeri te plote me ligjin, Kushtetuten dhe interesin kombetar dhe ate publik?

3.

4. E gjithe procedura e ndjekur per shembjen e teatrit eshte e pambeshtetur ne nje vleresim tekniko-ligjor. E gjthe kjo, cenon rende parimet kushtetuese te ndertimit dhe funksionimit te organeve te pushtetit vendor te "decentralizimit" dhe "autonomise vendore", duke rene ndesh, njekohesisht edhe me parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve; Gjithashtu, kjo bie ne kundershtim dhe jurisprudencen kushtetuese te krijuar nga Gjykata Kushtetuese, mbi parimet e funksionimit te organeve te qeverisjes vendore dhe ushtrimit te kompetencave prej tyre ne perputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomise vendore;

5. Nuk garanton mbrojtjen e prones publike dhe paraqet mangesi dhe paqartesi te theksuara ne aspektin e leverdise ekonomike dhe financiare te shtetit, duke krijuar terren te pershtatshem per abuzim me pronen publike dhe cenimin e interesit publik.

Atehere, cili ishte qellimi i shembjes se Teatrit Kombetar, dhe cilat jane interesat konkrete te kesaj qeverie:

1. Ne shembjen e Teatrit Kombetar?

2. Ne ndertimin e nje teatri te ri?

3. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne 4 e 30 te <lites se djele?

4. Pse kjo shembje e Teatrit Kombetar u be ne nje kohe kur Shqiperia ndodhej ne nje gjendje te jashtezakonshme?

5. Pse pati reagim aq te forte nga vendet e Bashkimit Evropian dhe organizat e ndryshme

nderkombetare ne lidhje me shembin e Tearit Kombetar?

6. Pse u transferua Teatri Kombetar ne pronesi Bashkesise se Tiranes?

7. A u mor per baze mendimi vleresues konkret i grupeve te interesit te aktoreve, artisteve, shoqerise civile?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat