Dy policët fshehën krimin/ Nën hetim, reaguan me vonesë ndaj një krimi seksual

Shqipëria

Dy policët fshehën krimin/ Nën hetim, reaguan me vonesë ndaj një krimi seksual

Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:09
Foto

Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë te dyshuar se kanë reaguar me vonesë për te ndaluar një te dyshuar për krime seksuale.

Rasti i kallzua nga një burrë dhe vajza e tij 15 vjeçare qe pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja qe TCH disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për tu arrestuar tre ditë me vonë. Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve. Sic thuhet ne dosjen qe Top Channel disponon 15 vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap ne dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist qe e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku ne vendet intime.

Sic kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi te shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie qe po patrullonte ne zonë duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët qe e shoqëruan ne komisariat përshkruan se si nje vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata qe kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë patur te njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se oficerët me inicialet me O.F. dhe A. N., dyshohen te kenë vepruar ne këtë mënyrë pasi mund te kenë patur si synim te lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshes 22 vjec. Dyshimet qe bien mbi ta jane ato te shpërdorimit te detyrës, thotë SHCBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat