Nasto: 20% e bizneseve kanë falimentuar, 120 mijë punonjës humbën vendet e punës - Bota Sot
Nasto: 20% e bizneseve kanë falimentuar, 120 mijë punonjës humbën vendet e punës

Shqipëria

Nasto: 20% e bizneseve kanë falimentuar, 120 mijë punonjës humbën vendet e punës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:41
Albert Nasto

Bizneset e vogla dhe të mesme janë ndër më të goditurat nga pandemia Covid-19.

I ftuar në emisionin Ditë e Re me gazetarët Ariola Shehu dhe Arjon Muça, kreu i shoqatës së biznesit të vogë Albert Naso, tha se 20% e bizneseve kanë falimentuar dhe 120 mijë punonjës kanë mbetur të papunë.

Albert Nasto: ''Problemet janë të ndryshme. Në Shqipëri, 95% e bizneseve janë të vegjël dhe të mesëm, të cilat kanë të punësuar nga 1-4 punëtorë, dhe 5% është biznes i madh ku ka të punësuar mbi 200 punonjës. Me urdhër të qeverisë për shkak të Covid-19, mbyllën qepenat 91 mijë biznese, vetëm 6 mijë biznese u lejuan të punonin. Ne kemi thënë më parë që biznesi mund t'i rezistojë krizës vetëm rreth 20 ditë, tashmë kanë kaluar 3 muaj. Prandaj tani shumë prej bizneseve jepen me qera. Ne i bëmë 11 kërkesa qeverisë shqiptare dhe u plotësua vetëm 1 kërkesë, shtyerja e bilanceve. Biznesi sot që po hapet, 20% e tyre janë të falimentuar. Flasim për mijëra vende pune. Janë 70 mijë që kanë dalë pa punë por ne si shoqatë shohim sipas nesh se janë rreth 120 mijë të papunë.''

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat