Konfirmohen 26 raste të reja në 24 orë, të infektuarit mjekë dhe infermierë - Bota Sot
Konfirmohen 26 raste të reja në 24 orë, të infektuarit mjekë dhe infermierë

Shqipëria

Konfirmohen 26 raste të reja në 24 orë, të infektuarit mjekë dhe infermierë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:08
Ilustrim

Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Raste aktivë - Aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në spital - Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat