Korçë: Bie prodhimi i mjaltit, kosheret e bletëve dëmtohen nga ato të zonave të tjera - Bota Sot
Korçë: Bie prodhimi i mjaltit, kosheret e bletëve dëmtohen nga ato të zonave të tjera

Shqipëria

Korçë: Bie prodhimi i mjaltit, kosheret e bletëve dëmtohen nga ato të zonave të tjera

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Bletërritësit në Dardhas të Pogradecit kundërshtojnë përdorimin e kullotave të zonës ku jetojnë nga bletarë të ardhur nga zona të tjera. Ata thonë se kosheret e tyre po dëmtohen nga bletet e tjera, ndërsa ankohen se për shkak të kullotës së pamjaftueshme ka rënë edhe prodhimi i mjaltit.

Dardhasi në Pogradec është një prej zonave ku bletërritës nga disa zona të vendit dërgojnë kosheret e tyre këtë periudhë të vitit.

Atje disa banorë të zonës ua marrin përsipër për tu kujdesur.

Por kjo ka ngjallur kundërshtimin e bletërritësve të zonës ndaj ka nisur një sherr për kullotat.

''Zona jonë ka dimër më të fortë dhe dalin pak më të dobëta. Ato janë më të shëndosha dhe i sulmojnë.''

Banorët e zonës thonë se bletët e ardhura nga zonat e tjera po u dëmtojnë kosheret, ndërsa nga ana tjetër kullotat nuk janë të mjaftueshme për të gjithë.

''Kryesisht është gështenja kullotë kryesore, e cila zgjat deri në 10 ditë. Mbijetojmë, nuk jetojmë. Nuk jetohet me atë bletë.''

Nga viti në vit këta  kanë pasur humbje prodhimit por edhe numrit të bletëve çka i ka penalizuar edhe përfitimin e subvencioneve nga ana e shtetit.

''Deri në 50-60 kokë, morëm subvencionimin. Që atë vit filluan këto të huajat na i kanë dëmtuar. Na kanë thënë që do na ndihmojnë por nuk ka kanë ndimuar. Të shohim sivjet.''

Guri Ademaj, Drejtor i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Tokës pranë bashkisë Pogradec, thotë legjislacioni nuk ka asnjë ligj që e ndalon migrimin e bletës.

Por edhe kjo duhet bërë sipas disa rregullave.

''Të gjithë ato që kërkojnë të migrojnë, paraprakisht të kontaktojnë me drejtuesit e njësive administrative, kryetarët e kryesive të fshatrave dhe pastaj sipas rregullave të pajisen me çertifikatat shëndetësore dhe të shkojnë, por për këtu nuk janë mundësitë.''

Në Beragozhd dhe Stropckë të Pogradecit janë 50 familje që ekonominë e tyre e kanë bazuar tek rritja e bletës, ndërsa ankohen se prodhimi ka rënë me50 %.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat