Rudina Hajdarit i mbyllin derën për sistemin: Ramën e mirëkuptoj, po Basha pse do të mbajë perandor?

Shqipëria

Rudina Hajdarit i mbyllin derën për sistemin: Ramën e mirëkuptoj, po Basha pse do të mbajë perandor?

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:39
Rudina Hajdari

Ndërsa opozita nuk gjeti dot konsensusin me PS për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe administratën zgjedhore, Rudina Hajdari nga opozita parlamentare ju mbyll dera nga të dyja palët për ndryshimin e sistemit.

Bashkëkryetari i Komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha se kjo çështje do të diskutohet në fazën e dytë.

Gjiknuri: U ra dakort që çështja e sistemit të trajtohet në fazën e  dytë të reformës zgjedhore ku të gjitha palët duhet të shprehen. Faza e dytë do të ketë dhe reformimin e ligjit për financimin e partive dhe referendumet.

Rudina Hajdari jo pak e refoltuar pas mbledhjes së Këshillit Politik, pasi kjo ka qenë dhe kauza kryesore e opozitës parlamentare për reformën zgjedhore, akuzoi të dyja palët për komplot mes tyre.

Kritikat kryesore ajo ja adresoi kryedemokratit Lulzim Basha.

Hajdari: Nuk kuptoj pse PD nuk e përfaqëson këtë ide të ndryshimit të sistemit, erdha për të gjetur një formulë kompromisi ta pranonin të gjitha palët. Sot propozova një formulë të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët dhe nga SHBA dhe hap listën pjesërisht dhe këtë ma hodhën poshtë. PS e këto njerëz kanë kaq frikë për të hapur listat dhe t'i dhënë qytetarët mundësinë të zgjedhin kë duan. E kuptoj fare mirë Ramën që nuk do pasi është bërë i gjithëpushtetshëm me këtë sistem, por nuk kuptoj Lulzim Bashën pse e do këtë sistem që e ka bërë Ramën perandor. Se kuptoj pse Basha do ta mbajë Ramën perandor. Edhe pse qëndruar bashkë kundër këtij propozimi, sepse kanë frikë nga vota e qytetarit. Unë nuk dorëzohem pasi nga një anë kemi klasën e vjetër politike, nga një anë qytetarët që dune ndryshim sistemi dhe në parlament të futen ata që e meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat