Shtyhet për në orën 19:00 mbledhja e Këshillit Politik për zgjedhoren

Shqipëria

Shtyhet për në orën 19:00 mbledhja e Këshillit Politik për zgjedhoren

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:42
Ilustrim

Takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore është shtyrë për në orën 19:00.

Mësohet se Damian Gjiknuri ka kërkuar që të shtyhet mbledhja në orën 19:00 sepse kërkonte më shumë kohë për të reflektuar.

Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat