Nis mbledhja e Këshillit Politik për "Zgjedhoren", mbërrijnë bashkëkryetarët

Shqipëria

Nis mbledhja e Këshillit Politik për "Zgjedhoren", mbërrijnë bashkëkryetarët

Më: 31 maj 2020 Në ora: 19:11
Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili

Takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, i cili u shty me 2 orë, ka nisur tashmë.

Të parët që janë futur në ambientet e Pallatit të kongreseve kanë qenë Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili.

Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.

Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.

Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.

Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.

Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat