Merr flakë ecje e sipër në zonën e Saukut në kryeqytet, shkak dyshohet një defekt elektrik

Shqipëria

Merr flakë ecje e sipër në zonën e Saukut në kryeqytet, shkak dyshohet një defekt elektrik

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një automjet ka marrë flakë ecje e sipër në zonën e Saukut në kryeqytet.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale.” – njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat