Seanca gjyqësore për Moisi Habilaj vendoset më 17 qershor

Shqipëria

Seanca gjyqësore për Moisi Habilaj vendoset më 17 qershor

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:08
Moisi Habilaj

Gjykata e Apelit të Katanias ka vendosur që seanca e rradhës e procesit gjyqësor për Moisi Habilaj do të mbahet më datë 17 qershor 2020.

Sipas burimeve për RTV Ora, në këtë ditë do të flasë prokurori i çështjes i cili do të diskutojë motivet e akuzës.

Ende nuk është përcaktuar data e diskutimit të palës mbrojtëse.

Moisi Habilaj ka lënë burgun më datë 28 maj 2020 duke kaluar në arrest shtëpie pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit të Katanias për të ndryshuar masën e arrestimit.

Gjykata e Apelit të Katanias pranoi kërkesën e avokatëve të Habilajve për të modifikuar masën e dënimit në shkallë të parë me 15 vite 5 muaj e 10 dite burg. Motivi kryesor është se Moisi Habilaj ka pranuar disa nga fajet e tij.

Moisi Habilaj ndodhet në urdhër arresti shtëpiak pranë një familjari në komunën San Michele di Ganzaria në provincën e Katanias

Në Itali procesi gjyqësor kalon në 3 nivele; shkalla e parë; Gjykata e Apelit e Gjykata e Cassazione ( Gjykata e Lartë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat