Rihapen çerdhet dhe kopshtet: Ndryshon orari i pritjes, prindërit të painformuar

Shqipëria

Rihapen çerdhet dhe kopshtet: Ndryshon orari i pritjes, prindërit të painformuar

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Rihapja e kopshteve dhe çerdheve është bërë duke zbatuar një sërë rregullash për të shmangur përhapjen e Covid 19 në këto institucione. Për të bërë dezinfektimin e mjediseve por edhe për  tu përgatitur për procesin mësimor, orari i pritjes kishte ndryshuar me 30 minuta më herët, ndërsa disa prindër thonë se nuk ishin informuar për këtë çështje.

1 qershori riktheu fëmijët në kopshte dhe në çerdhe. Dyert e këtyre institucionecve u hapën, por me rregulla strikte në bazë të protokollit të miratuar për masat anti covid.

Ndryshe nga çfarë ka funksionuar përpara covid, ku orari ishte 9 me 17:00. pas pandemisë afati i fundit për t’i dërguar fëmijët në kopshte dhe çerdhe është 8:30 për t’i lënë kështu kohë stafit të kryejnë procesin e dezinfektimit dhe zbatimin e protokollit.

I njëjti ndryshim orari është edhe në përfundim të ditës, tani më jo në 17:00 por në 16:30.

Për këtë ka ende prindër të cilët nuk janë informuar.

Disa prej tyre u paraqitën para institucioneve thuajse në orën 09:00, ndërsa pretendojnë se nuk janë informuar për këtë ndryshim.

''Jo, mua nuk më kishte ardhur njoftim. Dua të shkoj në shtëpi me fëmijët, punën e lashë për sot.''

Fëmijët shprehen se e pritën me padurim rikthimin në kopësht, por këtë të hënë nuk i pranuan.

''Më thanë që është mbyllur nga ora 9. Më kishte marrë malli sepse duhet të isha në kopësht që të mësoja dhe të rrija.''

Këtë të hënë në mjediset e kopshteve dhe çerdheve numri i fëmijëve është më i vogël se gjysma e nurmit normal, një kapacitet ky që prej institucioneve shihet si një anë pozitive për të shmangur kështu grumbullimet.

Dezinfektimi i ambienteve, ruajtja e distancës mes edukatorëve dhe fëmijëve, janë dy nga pikat kryesore të protokollit, ndërsa kërkohet që fëmijët mundësisht të shoqërohet nga prindi dhe jo nga gjyshërit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat