"Fast and Furious" në Elbasan, “Toyota” përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisaritit të policisë

Shqipëria

"Fast and Furious" në Elbasan, “Toyota” përplas një makinë dhe më pas godet derën e komisaritit të policisë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 11:59
Foto

Një mjet tip "Fuoristradë" është përfshirë në një aventurë të çuditshme ditën e sotme në Elbasan, duke na sjellë në vëmendje serialin e filmave "Fast and Furious", pasi ka rrezikuar edhe qytetarët në rrugë.

Fillimisht mjeti "Fuoristradë" ka përplasur një mjet "Volkswagen" pranë ambulancës dhe nga aty jo vetëm që nuk ka ndaluar por në tentativën për ti ikur vendit të ngjarjes në shpejtësi e sipër është perplasur me derën e komisariatit të policisë , duke përfunduar vetë brenda komisariatit.

Fatmirësisht kjo aventurë nuk ka sjellë të lënduar por vetem dëme materiale.

"Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së"njoftoi policia.

I riu pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Menjëherë blutë kanë nisur matjet e vendit të ngjarjes ndërsa pritet që drejtuesit  të mjetit ti bëhet edhe testi i alkoolit për të kuptuar nëse ka qenë nën efektin e tij apo jo.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat