Mesazhi i Varhelyi: Vijoni negociatat, mos humbni kohë për reformën zgjedhore

Shqipëria

Mesazhi i Varhelyi: Vijoni negociatat, mos humbni kohë për reformën zgjedhore

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 12:30
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi inkurajon të gjithë partitë brenda dhe jashtë parlamentit të vijojnë negociatat për arritjen e një marrëveshjeje.

Kjo është një reformë e rëndësishme dhe do të ishte për të ardhur keq që të humbet moment.

"Shpresoj në arritjen e një marrëveshjeje. Kjo është kyçe" shkruan Varhelyi në twitter.

Opozita ka kërkuar që ditën e sotme në orën 17:00 të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore.  

Dështimi i afatit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka lënë shije të hidhur te diplomatët e angazhuar për gjetjen e konsensusit mes PS dhe PD. Dje ambasadorja amerikane ka kërkuar prej palëve që të mos shtojnë kushte të reja në tryeze, ndërsa britanikët kanë sjellë në vëmendje rënien e gongut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat