U gjet i vdekur, policia reagon për 20-vjeçarin sirian: Dyshohet se ka rënë nga kati i tretë - Bota Sot
U gjet i vdekur, policia reagon për 20-vjeçarin sirian: Dyshohet se ka rënë nga kati i tretë

Shqipëria

U gjet i vdekur, policia reagon për 20-vjeçarin sirian: Dyshohet se ka rënë nga kati i tretë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:26
Foto

DURRËS – Policia ka reaguar lidhur me gjetjen e 20-vjeçarit sirian të vdekur në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas policisë dyshimet e para janë se ai ka rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat