Pas takimit me ndërkombëtarët, Bylykbashi dhe Vasili ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

Shqipëria

Pas takimit me ndërkombëtarët, Bylykbashi dhe Vasili ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:33
Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili

Dy përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë “zbarkuar” në selinë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Në fokus të takimit është Reforma Zgjedhore, në një kohë palët nuk arritën një marrëveshje brenda 31 majit.

Takimi vjen vetëm pak orë pasi Bylykbashi dhe Vasili takuan ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së madhe. Ndërkohë pasditen e sotme, pritet që Këshilli Politik të zhvillojë mbledhjen e radhës.

Në takim i pranishëm është dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat