Qeveria miraton fondin, merr 4 vendime për Rindërtimin! Ahmetaj: Nis programi i granteve me Shijakun

Shqipëria

Qeveria miraton fondin, merr 4 vendime për Rindërtimin! Ahmetaj: Nis programi i granteve me Shijakun

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:48
Arben Ahmetaj

Qeveria ka miratuar sot katër vendime për procesin e rindërtimit pas dëmtimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, në rikonstruksione banesash, pallatesh e shkollash të dala jashtë funksionit.

Bashkia e Shijakut është e para ku qytetarët e dëmtuar përfitojnë nga grandi i rindërtimit 512 mln lekë dhe shpërndarja e fondeve do të fillojë që ditën e premte.

Që nga dita e premte e kësaj jave tha ministri Arben Ahmetaj, qytetarët do të mund të marrin në llogaritë bankare pagesën sipas aplikimit që kanë bërë.

Nga lista përfitojnë 1174 banesa individuale dhe 27 pallate, që nuk do të shemben, pasi sipas ekspertëve mund të rikonstruktohen.

“Sot kaluam 4 vendime të rëndësishme për rindërtimin. Sot fillojmë zyrtarisht programin e grateve për bashkinë Shijak, që janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilave pësuan dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjen banesën apo pallatin. Punimet mund ti bëjnë vetë apo me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ.

Të gjitha familjet e dëmtuara në Shkurt patën mundësi të aplikojnë në platformën ‘Shtëpia ime’. bashkitë kanë vijuar me një proces vlerësimi të detajuar për cdo aplikim dhe zgjedhjen e përfituesve, që listat miraton në këshillat bashkiak, sikur ndodhi me Shijakun. Bashkia Shijak është e para që e finalizoi këtë proces. Në ditët që vijnë presim Tiranën, Durrësin, Kurbinin dhe të tjerat të përfundojnë procesin dhe të kalojnë listat në këshilla. Në Shijak janë 1174 banesa dhe 27 pallate që përfitojnë.

Qeveria miratoi fondin 512967289 lekë, i cili i shtohet bashkisë Shijak në buxhetin e miratuar për 2020 si transfertë e pakushtëzuar. Që do të thotë se që nga e premtja në mëngjes bashkia të firmosë pagesa direkte për 1174 banesat individuale dhe 27 pallatet. Masën e grantit familjet do e përfitojnë në llogaritë e tyre. Gjithashtu në ditët në vijim presim listën nga bashkia e Kurbinit. Bashkitë e tjera të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 mln dollarë do të jepen në vazhdimësi për të gjitha bashkitë.

Po sot miratuam në qeveri shpalljen e zonës për rikualifikim dhe Rindërtim pas pasojave të tërmetit në Parkun Arkeologjik të Durrësit. Vendimi i tretë është miratimi i marrëveshjes së Shqipërisë me Turqinë për ndërtimin e banesave në Laç. Në ditët në vijim do të firmoset me ministrin turk, Murat Kurum. Projekti është prezantuar publikisht.

I kemi kaluar të gjitha fazat, nga projekti i detajuar, deri te shpronësimet për banorët që preken. Atje do të ndërtohen 500 banesa, model i ri i zhvillimit urban. Vendimi tjetër është përdorimi i fundit të rindërtimit për financimin e hartimit të projekteve për lejet e ndërtimit. Ne kemi avancuar me ritme normale për rindërtimin për të rikthyer sa më shpejt qytetarët në shtëpitë e reja” tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat