Marrëveshja për “Zgjedhoren” / Zv.Presidenti i KE jep mesazhin e rëndësishëm

Shqipëria

Marrëveshja për “Zgjedhoren” / Zv.Presidenti i KE jep mesazhin e rëndësishëm

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 07:28
Josep Borrell

Zv. Presidenti i KE, Josep Borrell ka vlerësuar konsensusin e sotëm të arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Borrell thotë se kjo është një arritje e rëndësishme që adreson një kusht kryesor për të filluar negociatat me BE dhe e çon Shqipërinë një hap më afër Unionit.

“Ne i urojmë të gjitha palët për marrëveshjen e sotme të rëndësishme për reformën zgjedhore. Ne e mirëpresim procesin gjithëpërfshirës dhe vlerësojmë gatishmërinë politike për të arritur konsensus. Kjo është një arritje e rëndësishme që do të përfitojë nga qytetarët e Shqipërisë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat