Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin seksual/ Përjashtohet nga Policia efektivi Izmir Duraku

Shqipëria

Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin seksual/ Përjashtohet nga Policia efektivi Izmir Duraku

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 09:59
Ilustrim

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit shefi i Stacionit Policor Fushë Arrëz, Izmir Duraku, për të cilin bëri denoncim vajza e rritur në jetimoren e Shkodrës, e abuzuar seksualisht prej tij në vitin 2015.

Vendimi u mor nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas publikimit edhe në media të këtij skandali.

Ditën e djeshme, SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u ndalua shefi i Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Njoftimi i plotëi SHÇBA

 Shkodēr – Sonte ne mbremje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushe Arrez, i dyshuar per marredhenie seksuale me dhune.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por eshte kallezuar se fundmi nga vajza, ne prani te nje psikologu.

Bazuar ne provat e mbledhura, ka dyshime te forta se ne muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga nje punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyre Specialist i Hetimit te Krimeve ne DVP Shkoder. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyre aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, ne DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Nderkohe autoritetet shteterore dhe organizata jo fitimprurese kane marre ne mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, ne nje Qender Sociale.

Duke perfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i ben thirrje çdokujt qe eshte dhunuar apo ndihet nen presion, te denoncojne menjehere prane Policise se

Shtetit apo Prokurorise, si dhe prane SHÇBA nese evidentojne shkelje te punonjesve te Policise, ne numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim te shpejte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat