Arrestohet ushtaraku në repartin e Shijakut, shiti 1 ton gëzhoja predhash për skrap

Shqipëria

Arrestohet ushtaraku në repartin e Shijakut, shiti 1 ton gëzhoja predhash për skrap

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar me detyrë punonjës në repartin ushtarak në Shijak, pasi ka shitur 1 ton gëzhoja predhash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

Në pranga u vu ushtaraku me iniciale G.L nga Paskuqani dhe një 30 vjeçar, punonjës i pikës së skrapit. tek i cili ishin shitur gëzhojat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat