Meta: Misioni i Motrave një shembull frymëzues humanizmi - Bota Sot
Meta: Misioni i Motrave një shembull frymëzues humanizmi

Shqipëria

Meta: Misioni i Motrave një shembull frymëzues humanizmi

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:53
Meta dhe Motrat

Presidenti ilir Meta ka ndarë një mesazh të veçantë për Motrat e  Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”.

Kreu i shtetit ka vlerësuar përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesjen me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi.

“Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve”,shkruan Meta në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Një mirënjohje të veçantë Motrave të Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, që së bashku me Famullinë e Shën Mhillit në Laç, u shërbyejnë plot dashuri në mencën e të varfërve vaktet ushqimore rreth 60 fëmijëve.

Përkushtimi i tyre i jashtëzakonshëm ndaj fëmijëve dhe përkujdesja me përulje ndaj njerëzve në nevojë e vështirësi, e ka bërë misionin e Motrave një shembull frymëzues humanizmi, solidariteti dhe besimi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat