Meta: Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja masive në zgjedhje forcon zërin e shqiptarëve në Serbi

Shqipëria

Meta: Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja masive në zgjedhje forcon zërin e shqiptarëve në Serbi

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 10:53
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi, Meta tha se garantohet forcimi i zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, deklaroi Meta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat